Flash News

KRYESORE

Rama ktheu ‘njerëzit e Merkel’, ambasadori Zingraf: Tani zgjidheni vetë krizën politike

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet se u takon partive politike në vend që të zgjidhin krizën politike 7 mujore. Zingraf lë të kuptohet se ata nuk e kanë pritur mirë refuzimin që u bëri kryeministri Edi Rama deputetëve të Bundestagut në fillim të muajit qershor per te negociuar me palet, duke u thene: "Mos ejani kot".

“Gjetja e një kompromisi u mbetet aktualisht institucioneve shqiptare. Nuk është detyrimi ynë. Kam parë se hapi i parë u realizua dje për tu ulur së bashku pozitë – opozitë. Vlerësoj faktin se edhe opozita jashtë parlamentit dërgoi për herë të parë përfaqësuesit e saj në tryezën e reformëz zgjedhore. Mendoj se institucionet dhe partitë politike shqiptare do ta gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ai për Klan Plus, duke shtuar se shpreson që ‘Po-ja’ me kushte e Gjermanisë të mbështetet edhe nga shtetet e tjera.

“Drita përfundimtare për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Në si Gjermani kemi vendosur një ‘Po’ me kushte në rastin e negociatave me Shqipërinë, por duhet të presim për shtetet e tjera anëtare”, përfundoi ai.

Politiko raportoi me 27 gusht se kryeministri u ka thene 'njerezve te besuar te kancelares Angela Merkel qe "nëse vini për 30 qershorin, nuk kini pse. Tashmë është mbyllur gjithçka dhe zgjedhjet do të bëhen”, ka shtuar kryeministri shqiptar duke refuzuar kështu një përpjekje të fundit gjermane për daljen nga kriza.

Të fundit