Flash News

KRYESORE

Rama kundër vetting-ut në politikë: Propozimin e opozitës do e dërgojmë në Komisionin e Venecias

Rama kundër vetting-ut në politikë: Propozimin e opozitës do

Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër propozimit të opozitës për vetting-un e politikanëve në Shqipëri. Gjatë intervistës në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Rama tha se propozimi i opozitës është farsë, gjithsesi, mazhoranca ka marrë vendimin për ta dërguar në Komisionin e Venecias.

“Këta të tre (Basha, Kryemadhi, Mediu) mendoni se do të ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tyre? E gjitha kjo është një farsë sepse nuk kuptohet se çfarë është. Vettingu për mua janë duart, i ke të pastra apo nuk i ke të pastra, pjesa tjetër është çështje e Prokurorisë. Opozita ka propozuar një nismë për të ndryshuar Kushtetuën ku nuk thotë asgjë. Thotë do merremi me kontaktet, as të papërshtatshmet nuk thotë. Nëse duam të bëjmë transparencë për politikanët, të bëjmë atë që nuk bën në mënyrë automatike SPAK-u, kontrollin e pasurisë, duhet të gjejmë mekanizmin përkatës. Këta nuk kanë gjë në dorë, janë në pakicë. Gjithçka që këta kanë thënë deri më tani, ne e kemi te reforma në drejtësi. Kjo është nismë parlamentare, ne do ia dërgojmë Komisionit të Venecias. Komisioni ka qenë instrumental në reformën e drejtësi. Ajo që them unë është tregoni xhepat, djema hapni rrugë”, u shpreh Rama.

Rama tha se nëse Komisioni i Venecias jep opinion pozitiv për propozimin e opozitës, mazhoranca do e votojë. Gjithsesi, kryeministri zbuloi edhe kundër-planin e mazhorancës kur tha se do të bëjnë një propozim të ngjashëm për vetting-un në politikë.

Kosova/ Edi Rama hap temën e bashkimit kombëtar dhe merr në mbrojtje Sali Berishën: Kemi nevojë për një kuvend burrash

Heshtja për kufijtë; Rama shfrytëzon momentin të sulmojë Thaçin: Ju kujtohet kur tha se nuk kam të drejtë të flasë për Kosovën?

Të fundit