Flash News

KRYESORE

Rama: Kush është biznesmeni, sponsor i PD-së, që kërkon të ndërtojë hotelin me 5 yje në Valbonë

Rama: Kush është biznesmeni, sponsor i PD-së, që kërkon

Edi Rama ka reaguar pas  deklaratës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili akuzoi Ramën se buxheti ka vetëm një qëllim, pasurimin e klientëve të tij. Rama u shpreh se është Avni Ponari, sponsor dhe votues i flaktë i PD-së, ai i cili kërkon të ndërtojë hotelin me 5 yje në Valbonë.

“Meqë e nisi me Papa Franceskun, unë e vazhdoj me Papa Franceskun, e cili thotë se flisni vetëm për mëkate, se ju shqetëson zhurma e një peme që bije dhe jo pylli që rritet. Jemi një vend për të cilin të gjithë ata që kanë folur, kanë thënë se është më i bukuri, më i miri, turistik në gjithë kilometrat, me dy dete, erërat që fryjnë, me diellin që lind dhe perëndon më bukur se kudo. Por jemi i vetmi vend që nuk kem një hotel me 5 yje.

Çfrarë kemi bërë ne dhe çfarë do bëjmë ne. Do ndërtojme hotele me 5 yje. Dhe ne s’kemi bërë asnjë shpifje, por kemi marrë legjislacionin si vendet e Europës. Si do bëhet pastrimi i parave kur paketa është shumë e qartë. Jo hotele me 5 yje me emrin Palasë nga pas.  Avni Ponari, votues dhe mbështetës i Partisë Demokratike kërkon të ndërtoj një hotel me 5 yje në Valbonë. Kështu është kërkesa e parë. Ndryshimi i madh mes meje dhe teje, unë nuk i ndaj shqiptarët  tanët dhe të atyre. Po e mbyll me Papa Françeskun, nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”, u shpreh Rama.

Të fundit