Flash News

KRYESORE

Rama ‘kyç’ të rinjtë ‘liron’ të moshuarit: Nesër dilni për ajrosje. Askush s`po vdes për bukë

Rama ‘kyç’ të rinjtë ‘liron’ të

Duke nisur nga sot në orën 17:30, Shqipëria do të ketë mbylljen më të gjatë që prej pandemisë, pasi për dy ditë me rradhë nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve. Megjithatë, gjatë një dalje publike, Rama tha se të shtunën do të dalin vetëm pensionistët për ajrosje.

“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”, tha Rama. Gjatë fjlaës së tij të gjatë për qytetarët nga ERTV, Rama gjithashtu u shpreh se askush nuk ak vdekur për bukë deri tani në Shqipëri, duke bërë një krahasim edhe me kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Disa nga ju mërziten, madje shpërthejnë në sharje, në akuza e në mallkime, kur unë ju them askush nuk ka vdekur për bukë në ëktë vend, qysh nga koha e Skënderbeut! Kjo nuk është cinike, nuk është as arroganca e të parit nga lart, po është thjesht një e vërtetë që duhet mbajtur parasysh në këtë kohë lufte dhe që kurrësesi nuk do të thotë, se nuk ka familje të varfëra, që mezi sigurojnë bukën e gojës, aq më tepër në këto kushte, përkundrazi. Por ama kishte më shumë apo më pak bukë populli gjatë viteve të luftës Nacional Çlirimtare?”, u shpreh Rama.

Të fundit