Flash News

KRYESORE

Rama lajmëron që në mëngjes: Kërkohen 24 drejtorë të rinj, kur është afati i fundit i aplikimeve

Kryeministri Edi Rama, pasi pushoi drejtorët e burgjeve, ka lajmëruar këtë mëngjes se janë 24 poste të lira, dhe se tashmë do të shpallet konkurs.

Për të gjithë ata që janë të interesuar, Rama bën me dije se afati i fundit për të aplikuar në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, është data 12 nëntor.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t'u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al

 

Të fundit