Flash News

KRYESORE

Rama: Lamtumirë Baxhak! Një tjetër mik i kohëve të vjetra humbi betejën me sëmundjen

Kryeministri Edi Rama shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të njohura të gazetarisë në vend, Fatos Baxhakut. Në një status në Facebook, ai e quajti të pabesueshëm, lajmin për ndarjen nga jeta të "njeriut të mirë të librave".

"E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse...Lamtumirë Baxhak", ishte statusi i Ramës.

 

Të fundit