Flash News

KRYESORE

Rama largoi 4 ministrat për të fituar zgjedhjet, reagon gazetari: Roli i tyre në drejtimin e fushatës mund të rrëzojë qeverisjen

Rama largoi 4 ministrat për të fituar zgjedhjet, reagon gazetari: Roli

Gazetari Fitim Zekthi ka reaguar në një status në rrjetet sociale mbi situatën aktuale, ku Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në çështjet e drogës. Zekthi shprehet se kur Rama largoi 4 ministrat pasi do angazhoheshin në fushatën zgjedhore për të fituar zgjedhjet.

Zgjedhjet u fituan Tahiri u emerua kryetar i koalicionit të qeverisjes me popullin.

“Tani që po dalin informacione të tilla kaq të ngaterruara dhe kaq të rënda mbi trafikun e drogës a mund të thuhet se ka rënë së paku koalicioni i qeverisjes me popullin?”, shkruan Zekthi duke lënë të kuptojmë se roli i tyre në drejtimin e fushatës, është ngatërruar keq saqë mund të çojë dhe në rrëzimin e qeverisë.

REAGIMI I FITIM ZEKTHIT:

Kur u larguan nga detyra ministri i Brendshem Tahiri, Ministri i Punës Klosi, ministri shtetit Çuçi dhe ai i shëndetësise Beqja kryeministri Rama tha se ata po largohen për shkak të rolit të madh që do të kenë në drejtimin e fushatës zgjedhore në mënyrë që PS të fitojë zgjedhjet.

Në fakt roli i tyre në zgjedhje qe shume i madh dhe PS fitoi. Pas zgjedhjeve Tahiri u emerua kryetar i koalicionit të qeverisjes me popullin.

 Tani që po dalin informacione të tilla kaq të ngaterruara dhe kaq të rënda mbi trafikun e drogës a mund të thuhet se ka rënë së paku koalicioni i qeverisjes me popullin?

 Nuk po themi që roli i tyre në drejtimin e fushatës se PS për ta bërë fituese (siç edhe e bënë) është ngatërruar aq keq sa mund të rrezoje qeverisjen.

Të fundit