Flash News

KRYESORE

Rama lë vendin pa Ministër të Brendshëm, hiqet fotografia e Fatmir Xhafajt nga kryeministria

Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Së bashku me largimin e Xhafajt, kreu i qeverisë bënte të ditur se Sandër Lleshi ishte propozimi i tij për të drejtuar Ministrinë e Brendshme.

Po të shtunën, Presidenti firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Xhafajt ndërsa la pezull propozimin për Sandër Lleshin.

Por pavarësisht këtij qëndrimi të kreut të shtetit, kryeministria ka vendosur të heq fotografinë e Fatmir Xhafajt nga faqja on-line ku janë publikuar fotot e të gjithë ministrave.

Vendimi i Ministrit të Brendshëm është bosh, dhe duket se do të qëndrojë i tillë deri në momentin që Lleshi të marrë zyrtarisht detyrën.

Të fundit