Flash News

KRYESORE

Rama lejon rifillimin e punës në një tjetër sektor: Ekonomia e luftës do rinisë me hapa shumë të matur

Rama lejon rifillimin e punës në një tjetër sektor: Ekonomia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga puna do të rifillojnë kantierët e ndërtimit në disa zona rurale, si në Elbasan, Lushnje, Shkodër, Konispol, Borsh, Fushë Krujë e Fier.

Ai arsyeton se vendimi vjen për shkak të garantimit të vendeve të punës gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në Facebook, Rama sqaron se puna do të rinisë “me pikatore” dhe me hapa shumë të matur.

“🟢 KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT

🔴 EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT

🔴 DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM

DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM🇦🇱”, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit