Flash News

KRYESORE

Rama lëshon Tahirin: Neveritëse dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve

Rama lëshon Tahirin: Neveritëse dhe shokuese çka ka dalë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka dhënë mbështetje deputetit dhe ish-ministrit të tij, Saimir Tahiri, i cili është përfshirë në një skandal të madh me lidhje me trafikantë droge.

Bisedat e Moisi Habilajt me anëtarë të tjerë të grupit kriminal ku përmendet edhe emri i Tahirit, Rama i konsideron të neveritshme dhe shokuese, ndërsa thekson se kërkon të vërtetën sa më parë.

Reagimi:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Thellohet skandali, publikohen përgjime të tjera: Saimir Tahiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro; për fushatën i duhen mbi 20 milionë euro

 

Të fundit