Flash News

KRYESORE

“Rama lexon vjersha që ia bëjnë ministrat që e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonominë”

“Rama lexon vjersha që ia bëjnë ministrat që e tallin

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për raportin e “Doing Business” ku Shqipëria kishte humbur 7 vende. Vasili ironizon qëndrimet e kryeministrit Edi Rama kur thotë se “qeveria e ka tejkaluar planin e droges dhe "Doing Business" gabon”.

Sipas Vasilit, Rama lexon vjersha që ja bëjnë ministrat që e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonominë.

Reagimi:

Qeveria e ka tejkaluar planin e droges dhe "Doing busines" gabon.

Shqiperia e kryeministrit me te paditur ne Europe eshte vendi, qe nuk terheq dot investime sepse sistemi i taksave eshte i larte torturues

dhe me kontroll mesjetar.

Ky shkollepaku heq e ve prefekte, lexon vjersha qe ja bejne ministrat qe e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonomine.

Per ta ndihmuar pak shkollepakun ja cthone te vertetat me poshte:

"Sipas raportit Doing Business, në vetëm një vit renditja e Shqipërisë në treguesin “Paying Taxes” u përkeqësua me 28 pozicione.

Vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i 97-të në botë për sistemin më torturues të taksave, ndërkohë që këtë vit ajo renditet e 125-a në botë."

Kjo eshte e verteta tragjike e cila bie perdite mbi shpatullat e biznesit shqiptar dhe mijra te punesuarve ne te.

Qeveria kryeministrit te trafikut te droges s'ka faj, se me drogen shume mire eshte ,me realizim dhe tejkalim te papare te planit.

Të fundit