Flash News

KRYESORE

Rama lidh planin e Varhelyi me Shengenin Rajonal: Një mundësi e madhe e re, do na ndihmojë të integrohemi me tregun evropian

Rama lidh planin e Varhelyi me Shengenin Rajonal: Një mundësi e madhe

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e komisionerit europian për zgjerimin Oliver Varhelyi në Tiranë dhe projektin e tij për planin ekonomik në Rajon.

Në një konferencë të përbashkët, Rama tha se Varhelyi ka qenë një mbështetës i pakursyer i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së lejes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE.

“Komisioneri ka qenë në vendin tonë edhe në ditë shumë të vështira. Nga të parët që na u gjendën në krah duke ardhur këtu për të shprehur solidaritet me familjet e prekura nga tërmeti.

Ka qenë mbështetës i pakursyer i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së lejes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE.

Nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të marrëdhënies së komisionit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, por është angazhuar ne vetë të parë për një plan masiv ekonomik për rajonin.

Dua ta falënderoj për praninë e tij, për mënyrën e qasjes efikase. Bashkëpunimi me komisionin ka nxjerrë frytet.

Plani i ri ekonomik që është një mundësi e madhe e re, që krijohet nga ky komision i ri evropian që ka ardhur me një qasje të re dhe po implementon një politikë të re në raport me Rajonin dhe Shqipërinë.

Ky plan është një provë konkrete e prekshme e shumë arsyeve të mira dhe një bindjeje të madhe që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal. Vizionin e një rajoni ku zhvillimi me bashkëpunimin është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë brezave një Shqipëri më të mirë.

Aspekti kryesor është se plani do na ndihmojë të integrohemi gradualisht me tregun evropian., paralelisht me proveset e integrimit me shtetin e së drejtës, e ngrehinën shtetërore që shkon në procesin e monitorimit të vazhdueshëm të BE.

Komisioneri ka qenë telefonata e parë nga Bashkimi Evropian për të garantuar që BE do jetë pranë Shqipërisë, Rajonit edhe në këtë fazë , marrëdhëniet me Komisionin Europian kanë një konkretësi shumë të madhe”, deklaroi Rama.

Të fundit