Flash News

KRYESORE

Rama lodhet nga kritikat, bllokon komentet në rrjetin social

Komentet e fansave në rrjetet sociale duket se kanë lodhur kryeministrin në kohën kur ai ndodhet me pushime. Që prej datës 1 gusht, kur Rama ka nisur pushimet, ka qenë mjaft aktiv kryesisht në Instagram ku ka postuar herë pas herë, foto dhe video.

Postimi më i fundit, në Instagram, ishte ai i bërë mbrëmjen e së martës. Rama postoi një foto të avionit të kompanisë ‘Air Albania’ e cila, sipas asaj që ka thënë kryeministri disa muaj më parë, do të nis fluturimet së shpejti.

Por ndryshe nga gjithë postimet e tjera, në postimin e mbrëmshëm Rama ka bllokuar komentet. Në këtë mënyrë, kushdo prej fansave të tij në këtë rrjet, që mund ta përshëndes, vlerësojë apo kritikojë, nuk i ofrohet më ky akses.

 

Të fundit