Flash News

KRYESORE

“Rama mahniti gjithë Parisin me sharmin...”, kryeministri pas deklaratës së Ornela Vorpsit”: Duhet të ‘mahnis’ vetëm një person

“Rama mahniti gjithë Parisin me sharmin...”, kryeministri pas

Javë më parë, nga studioja e “Top Show”, shkrimtarja dhe piktorja Ornela Vorpsi u shpreh; “Edi Rama ka mahnitur të gjithë atë Parisin e madh, me sharmin dhe sjelljen e tij”.

I ftuar mbrëmë në të njëjtin emision, kryeministri Rama pranoi se Parisi është vërtetë shumë i madh, për t’ia dalë ta mahnisë, por shprehu bindjen se do të tentojë të bëjë këtë gjë me një njeri të vetëm, presidentin Macron.

“Unë jam shumë dakord që Parisi është shumë i madh, për t’ia dalë ta mahnit. Gjithsesi tani do të më duhet të provoj të ‘mahnit’ një person të vetëm, presidentin Macron, për të votuar pro hapjes së negociatave, madje mund t’u them se kam shumë besim që do t’ia dal”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk ka fiksuar ende një takim me Emanuel Macron, por tha se bashkë do të ulen para se të merret vendimi për çeljen e negociatave.

Të fundit