Flash News

KRYESORE

Rama mat temperaturën dhe flet për Lali Erin pasi u prek me covid: Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi dje se ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Teksa ndodhet në Lezhë, për të parë nga afër bizneset e financuara nga AZHBR , Rama fillimisht kalon në një tunel dezinfektimi, mat temperaturën dhe thotë se duke mbajtur maskë brenda dhe duke mbajtur distancën jashtë nuk ndodh asgjë.

Po ashtu, Rama thotë se edhe me Erion Veliaj, tashmë të infektuar e ka ruajtur distancën, por mbetet për t’u parë.

“Maskat brenda, distancat jashtë dhe s’të kap. Edhe lali Erin në distancë e kam mbajtur. Ishalla e kalon mirë dhe s’më kalon mua stafetën”, tha Rama.

Të fundit