Flash News

KRYESORE

Rama: Mbajtja e zgjedhjeve në interesin tim? Mua më leverdis të shtyhen

Rama: Mbajtja e zgjedhjeve në interesin tim? Mua më leverdis të

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat se ai kërkon që zgjedhjet të bëhen më 30 qershor se kështu përfiton më shumë  janë të pavërteta. Madje atij i leverdis që ato të mos zhvillohen. Kreu i qeverisë shpjegoi nga kuvendi se përse Partia Socialiste nuk e la fushatën sa t’i mbushej mendja partive për datën e re të futeshin në zgjedhje.

“Zgjedhjet janë vendore, PS në rang vendor qeveris 75% të territori dhe drejton thuajse të gjitha partitë kryesore. Shumica parlamentare është solide dhe mbështetja është e palëkundur. Nga tensioni ekonomia goditet, turizmi dëmtohet, e po ashtu edhe besimi i investitorëve. Qetësimi i situatës duket si gjëja më e lehtë.

Nuk kam asnjë lloj interesi të kthehem në pengesë në qetësimin e kësaj situatë dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes sikur zgjedhjet të shtyhen qoftë edhe në pafundësi. Madje, po të isha ngustësisht i interesuar, për rehatinë dhe karrigen time, do isha i pari që do hidhesha përpjetë nga gëzimi që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për datën e zgjedhjeve.

Laja duart me procesin zgjedhor i thosha bravo presidentit. Ose e kundërta. Ia lija fajin Ilirit, ngrija duart lart para shqiptarëve e u thosha u zhduk data e zgjedhjeve e dilja si një burrë i urtë dhe i pafajshëm.”, tha Rama.

Të fundit