Flash News

KRYESORE

Rama mbështeti publikisht Ahmetin, Albin Kurti i kërkon llogari ambasadorit Minxhozi: Tirana të reagojë për kufijtë

Rama mbështeti publikisht Ahmetin, Albin Kurti i kërkon llogari

Pak ditë më parë, kryeministri Rama priti në një takim zyrtar në Tiranë, ish-bashkëpunëtorin e Lëvizjës Vetëvendosje, Shpend Ahmeti në cilësinë e kreut të Partisë Socialdemokrate, ndërsa sot Albin Kurti ka takuar Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Në këtë takim Kryetari Kurti shpjegoi qëndrimet e Lëvizjes në raport me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të cilat kanë nxjerr në pah rrënimin e demokracisë në vend përmes bllokimit që Qeveria i ka bërë Kuvendit të Kosovës dhe dialogut të gabuar e pa parime me Serbinë që po zhvillon një President i papërgjegjshëm si Thaçi.

“Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, pohoi Kurti.

Takimi me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti u konsiderua si një mbështetje e hapur që Rama po i bënte atij, duke braktisur mikun Albin Kurti. Arsyet nuk dihen, por ndikim në ftohjen mes tyre mund të ketë pasur edhe deklarata e Kurtit, i cili paralajmëroi se Lëvizja Vetvendosje do të shtrihet edhe në territorin e Shqipërisë.

“Do gjejmë format për t’u angazhuar”; a ishte kjo deklaratë e Albin Kurtit që trembi Ramën dhe e shtyu t’i hapë derën Shpend Ahmetit?

Shpend Ahmeti zgjedh modelin e Edi Ramës: Duam thellim të bashkëpunimit me PS

Edi Rama kundër Albin Kurtit, pret në takim të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje

Të fundit