Flash News

KRYESORE

Rama mbledh ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave, veçon mesazhin e Leyla Moses-Ones: E ruaj që t’ia tregoj Zahos kur të rritet

Rama mbledh ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave, veçon

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e huaj në ambientet e pallatit të Brigadave, lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri.

Rama veçoi në fjalën e tij një falënderim për të dërguarën e SHBA në vendin tonë, Leyla Mose-Ones duke treguar mbështetjen e SHBA për situatën në Shqipëri.

“Mesazhin e Leylës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do i lexoj  atë sms për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën. Me siguri do vijë dita kur im bir të inatoset për BE, do ti tregoj histroinë e  zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit që punuan me heroizëm."

Një falënderim të veçantë kryeministri bëri edhe për Kosovën.

"Për vëllezërit dhe motrat nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen gjithçka u reflektua në operacionet. Asnjë fjalë nuk e përshkruan dot atë që sytë e mi e kanë shkruar në kujtesë”, tha Rama.

Të fundit