Flash News

KRYESORE

Rama mbledh artistët dhe ua thotë në sy: Godina e teatrit do shembet; ndërtimi i ri me ‘PPP’

Rama mbledh artistët dhe ua thotë në sy: Godina e teatrit do

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeimnistri disa nga aktorët shqiptarë për t’ua bërë të ditur se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Sipas Ramës, godina aktuale është jashtë çdo standardi.

“Do të shembet se është jashtë çdo standardi për t’u konsideruar një teatër komune dhe jo më teatër kombëtar. Katër vite më parë nuk ishin pjekur kushtet që janë pjekur sot”, tha Rama.

Sa i përket godinës së re, Rama tha se hapësira do të jetë tre herë më e madhe nga sa është sot, ndërsa aktorët do të kenë në dispozicion katër salla.  

“Do të kemi trefshin e hapësirës në dispozicion. Nga një sallë sot, do të keni katër salla nesër. Nga 480 vende që ka sot do të ketë 602 poltrone. Do të krijohet një sallë e re e hapur me 100 vende”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se teatri i ri do të ndërtohet nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat (PPP), ndërkohë që nuk planifikohet të ketë teatër me kullë apo kullë sipër teatrit.

FMN e shpall të rrezikshëm projektin 1 miliard euro, kërkesë Edi Ramës: Pezullo koncesionet e reja; PPP-t përmbajnë risqe thelbësore

Të fundit