Flash News

KRYESORE

Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: Synojmë 74 deputetë për një mandat të 3-të

Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: Synojmë 74

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtues politikë të PS në qarqe sot në selinë rozë.

Burime të politiko.al bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar nga drejtuesit politikë që deri në 25 prill të 2021 të punojnë sa më shumë me elektoratin që në zgjedhjet e reja PS të sigurojë të paktën 74 mandate për deputetë. Në këtë mënyrë, që PS të qeverisë sërish e vetme edhe për një mandat të tretë.

"Ne synojmë të garantojmë një mandat të tretë qeverisës. Kërkoj nga ju që në 25 prill  të ruajmë 74 mandatet aktuale. Maksimalizim i votave të jetë rreth 1 mln vota për partine me te madhe në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë socialistë në qarqe.

Po ashtu, mësohet se ka kërkuar që javën e ardhshme të dorëzojnë një raport të detajuar me problemet e partisë për çdo qark, si dhe riformatimin e FRESSH dhe forumit të gruas.

Ndërkohë, siç konfirmoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Balla asambleja është shtyrë sërish pa afat, për shkak të pandemisë.

Lexo edhe: 

https://politiko.al/cfare-beri-gabim-sander-lleshaj-si-drejtues-politik-i-ps-ne-lezhe-balla-minister-i-shkelqyer-atje-do-fitojme-4-mandate/

 

https://politiko.al/mbledhja-me-drejtuesit-politike-balla-cfare-i-dorezuam-rames-ne-tryeze/

https://politiko.al/mandati-i-trete-rama-mbledh-ne-seli-drejtuesit-e-partise-socialiste-ne-qarqe/

Të fundit