Flash News

KRYESORE

Rama mbledh grupin e PS-së, porosi deputetëve për të frikësuar qytetarët

Rama mbledh grupin e PS-së, porosi deputetëve për të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Balkanweb” mëson se kryeministri u ka dhënë disa porosi politikanëve sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit. Porositë e Ramës nisin që me filmime të qyetaterëve që shkaktojnë incidente në zgjedhje, e përfundon me kërcënimet për të mos iu dhënë viza amerikane apo në vendet e BE-së.

“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet. Cdo njeriu i duhet thënë që kush cënon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Europian” – mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së.

Kujtojmë që dhe sot në një deklaratë për median, Rama u shpreh i bindur se zgjedhjet me 30 qershor do të mbahen.

Të fundit