Flash News

KRYESORE

Rama mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar të PS-së, udhëzime për ministrat e deputetët

Rama mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar të PS-së,

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste si dhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura por mësohet se kreu i socialistëve në fjalën e mbajtur e ka vënë theksin te turi i ‘llogaridhënies publike’ që mazhoranca ka ndërmarr së fundmi.

Mësohet se Rama u ka kërkuar ministrave që të shpërndahen nëpër qarqe dhe jo vetëm në zonat ku ata janë drejtues politik. Së bashku me ministrat në këto takime duhet të jenë të pranishëm edhe deputetët sipas zonave.

Ndërkohë, mësohet se pasditen e sotme, Rama do të jetë në Lezhë ku mazhoranca do të zhvillojë takimin e radhës të dëgjesës publike.

Të fundit