Flash News

KRYESORE

Rama mbledh Kryesinë e PS, më pas takim me Gjiknurin, Ruçin dhe Ballën

Rama mbledh Kryesinë e PS, më pas takim me Gjiknurin, Ruçin dhe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi është vendimi i Këshillit Evropian, ku Shqipërisë iu refuzua sërish nisja e bisedimeve për anëtarësim në BE, bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Pas mbledhjes, kreu i PS pritet të zhvillojë një tjetër takim, por me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri.

Edhe në këtë takim, Reforma Zgjedhore pritet të jetë në fokus. Kujtojmë se kryeministri Rama më herët ka deklaruar se reforma do të ndahet në dy pjesë.

Fillimisht, sipas Ramës të zbatohen rekomandimet e OSBE-së për faktin se janë kusht për negociatat brenda dhjetorit, për të vijuar më pas me pikat e tjera vitin e ardhshëm. Megjithatë, opozita e re e ka kundërshtuar këtë propozim.

Të fundit