Flash News

KRYESORE

Rama mbledh ministrat para shkarkimit, takim dy ditor larg mediave

Rama mbledh ministrat para shkarkimit, takim dy ditor larg mediave

Pak muaj më parë, Edi Rama paralajmëroi se në shtator do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar. Kjo u pasua edhe me shtyrjen e Asamblesë së partisë Socialiste. Kjo e fundit, ishte parashikuar të mbahej në muajin korrik por është shtyrë për në shtator. Gjatë Asamblesë, pritet që ministrat të raportojnë për ecurinë e punëve gjatë vitit të parë, ndërsa me gjasë gjatë Asamblesë Rama do të njoftojë edh ndryshimet në qeveri.

Por para mbajtjes së Asamblesë, Edi Rama ka mbledhur të gjithë kabinetin qeveritar në ambientet e Pallatit të Brigadave. Sipas asaj që raporton ‘Vizon Plus’ qëllimi i takimit është analiza e punës së çdo ministri përgjatë 10 muajve të parë të mandatit të dytë qeverisës.

Çdo ministër është ndalur në punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe raportin me objektivat e vendosura në nisje të mandatit. Po ashtu, secili anëtar i kabinetit ka shpjeguar edhe prioritetet dhe projektet zhvillimore për muajt në vijim. Takimi është zhvilluar i mbyllur për mediat, por mësohet se do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Të fundit