Flash News

KRYESORE

Rama mbledh në takim informal ministrat në Vlorë, ja çfarë po diskutohet

Rama mbledh në takim informal ministrat në Vlorë, ja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim informal me ministrat e rinj në Vlorë.

Në takim marrin pjesë të gjithë ministat që do të betohen në muajn shtator, si dhe zv/kryeministrja Senida Mesi.  Mësohet se në takim do të diskutohet për:

-Shpërndarjen e godinave ministrore

-Përgatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse

-Ndarjen e kompetencave

-Rrëgullimin e 104 drejtorive në varësi

-Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.

-Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS

Edhe në 2013-ën Rama veproi njësoj duke zgjedhur Vlorën si qytetin ku ministrave u jepen urdhrat e para.

Emrat e rinj të ministrave kanë shkaktuar shumë pakënaqësi te opozita dhe një pjesë e qytetarëve, për shkak të të kaluarës së tyre në regjimin komunist. Emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm janë kundërshtuar ashpër nga Partia Demokratike.

Të fundit