Flash News

KRYESORE

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, zbardhen vendimet e miratuara

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, zbardhen vendimet e miratuara

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur vendimet e marra nga qeveria në mbedhjen e mbajtur sot në Shkodër. Kreu i qeverisë njoftoi vendimin për shpalljen e zonës së Thethit zonë hisotrike e rëndësisë së veçantë, dhënien e 84 bursave për nxënësit e shkollës ‘Perer Maringer’ si dhe një sërë vendimesh të tjerash.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës së Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë historike e rëndësisë së veçantë. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur.

Po ashtu miratohet dhe mentaliteti me Bashkinë Shkodër, për të vazhduar bashkëpunimi dypalësh.

Një tjetër vendim është miratimi për bursat e nxënëse te shkollës Peter Maringer, janë 84 bursa që qeveria do ua akordoj atyre që janë ekselente dhe atyre që vijnë nga familje në nevojë. Bëhet në kuadër të vazhdimit të arsimit profesional.

Kemi marrë një sërë vendimesh të tjera që do të publikohen në faqen e qeverisë që nuk kanë të bëjnë me këtë zonë.

Nesër do të bëjmë dhe planin  turisikit dhe të zhvillimit të qëndrueshme të Alpeve”, tha Rama.

Të fundit