Flash News

KRYESORE

Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pritet të shpallë qeverinë

Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sot paradite Kryeministri Rama mbledh partinë e tij për të marrë vendime që kanë të bëjnë me mandatin katëvjeçar të qeverisë dhe forcës që ai drejton. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet me këtë rend dite:   

  1. Çelja e punimeve të AK të Partisë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS. Miratimi i rendit të ditës.
  2. Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
  3. Raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet.
  4. Raporti i grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.
  5. Raporti i grupit të punës për lehtësimin e procedurave burokratike.
  6. Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.
  7. Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.
  8. Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.

Të fundit