Flash News

KRYESORE

Rama mbledhje me drejtuesit e DAR: Të zbatohet me përpikmëri udhëzuesi; sqaron numrin e shkollave me 1-3 turne

Rama mbledhje me drejtuesit e DAR: Të zbatohet me përpikmëri

Kryeministri Rama në një mbledhje online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore ka bërë me dije strategjinë e ndjekur për zhvillimin e mësimit me turne. Sipas Ramës, viti i ri shkollorë 2020-2021 fillon në kushte të vështira, për këtë arsye duhet zbatuar me përpikmëri udhëzimi i bërë publik nga Ministria e Arsimit për mësim në kushte pandemie.

Kryeministri thekson se gjatë këtij viti mësimor, MASH ka planifikuar që: “1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne".

Pavarësisht faktit se Covid-19 është më pak i rrezikshëm për fëmijët sesa të rriturit, zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty.

Padyshim që jemi të shqetësuar për një nivel performance të të gjithë drejtimit të shkollave. MASH ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues mjaftë të detajuar për vitin shkollor 2020-2021. Pavarësisht cfarë është analizuar në udhëzues suksesi i tij lidhet me punën tuaj. 

Që do të thotë që duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur me rogorozitet zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë në gërmën e fundit dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri te të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët.

Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online, por do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Personat e dedikuar duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t'i pyetur formalisht, as për t'i shtuar presionin normal të kësaj pune, por për t'i inkurajuar dhe për t'iu gjendur pranë", shprehet Rama.

Të fundit