Flash News

KRYESORE

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë herët në mëngjes: 24 orëshi i fundit, një ndër momentet më të errëta të jetës tonë

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë herët në

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë herët në mëngjes, lidhur me situatën e rëndë të krijuar prej tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

Sipas Ramës, orët e fundit kanë qenë një një ndër momentet më të errëta të jetës tonë, ndërsa e cilësoi tragjik bilancin e deritanishëm të viktimave dhe dëmeve të mëdha.

Paralelisht, Rama ka falënderuar të gjithë ata që ofruan ndihmën e tyre që në orët e para të ditës së djeshme, përfshirë edhe partnerët e SHBA, BE e rajonit.

“24 orëshi i fundit ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës tonë, nga të gjithë njerëzit me uniformja të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike.

Shumë rrezikuan jetët e tyre duke shpëtuar jetë të mbetura në fije të perit, deri tek ata që pritën që në një numër jo i vogël janë në rrezik për jetën.

Në këto orë të zymta ka patur në gjithë harkun kohor një fill të pandërprerë drite, si shkak i angazhimit, solidariteti mbresëlënës nga kombi dhe miqtë e partnerët e vendit tonë.

Ambasadat e SHBA e BE pasi që në çastet e para u vunë në lëvizje për të shprehur mbështetjen e tyre

Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Italisë, miq Ai që ka celur serinë e komunikimeve duke u predispozuar për ti ardhur në ndihmë njerëzve e qeverisë sonë në përballimin e situatës shumë sfiduese.

Më pas kryeministri i Greqisë, devijoi programin me ministrin e jashtëm me delegacion të gjerë në terren, presidenti i Francës, pasi kemi komunikuar disa herë edhe pse është përballur me fatkeqësi të madhe me humbjen e dyzinës së ushtarëve paqeruajtës në Mali, ka ofruar ndihmë.

Presidenti i Turqisë, i cili ka komunikuar në fillim gjatë dhe më pas mesnatës së djeshme duke konfirmuar vijimësisht gatishmërinë për të bërë gjithçka që është e nevojshme në ndihmë të personave të prekur, përtej misionit special të parit të mbërritur.

Kabinetin e kancelares, pasi vuri në lëvizje mekanizmin e solidaritetin, presidentin e Serbisë që po ashtu shprehu gatishmërinë dhe ka dërguar mision special, kryeministrin e Kroacisë, nga miqtë e CDU në Gjermani, kanë dërguar një seri mesazhesh, qeveritë e Rumanisë dhe Zvicrës që pa asnjë komunikim nisën dy misione të posaçme të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, princin e kurorës së Arabisë Saudite ka transmetuar ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh Rama.

Të fundit