Flash News

KRYESORE

Rama mbron deputetët ‘memecë’ të PS, por sulmon tre analistët e njohur: Me demek mbajnë flamurin e intelektualizmit

Rama mbron deputetët ‘memecë’ të PS, por sulmon tre

Kryeministri Edi Rama u ka dalë në mbrojtje deputetëve të Grupit Parlamentar të PS, që nuk janë aktivë në foltoren e Kuvendit, por sipas tij kanë fuqi të madhe përfaqësimi jashtë tij.

Nga Parlamenti, Rama sulmoi edhe analistët e njohur Fatos Lubonja, Andi Bushatin dhe Ylli Rakipin, duke i quajtur ‘kadrinjë të kazanit’.

“Grupi ynë përfaqëson të gjitha shtresat e të gjithë territorit të vendit. Si në cdo grup parlament ka deputetë që janë aktivë, ka deputetë që vijnë nga territoret dhe që kanë fuqi të madhe përfaqësimi dhe ndaj nuk janë aktivë në foltoren e parlamentit dhe nuk mund t’i gjykoj dot. As Andi Kadriu, as Kadri Lubonja as Ylli Kadri Kadriu se këta janë ata që me demek mbajnë flamurin e intelektualizmit të kazanit”, u shpreh Rama me tone të ashpra.

Të fundit