Flash News

KRYESORE

Rama mbron ‘rrugën e florinjtë’: Redukton numrin e aksidenteve dhe zhvillon turizmin e zonës

Rama mbron ‘rrugën e florinjtë’: Redukton numrin e

Projekti i rrugës Milot-Balldren, ku 1 km do do të kushtojë mbi 15 milionë euro ka ngjallur reagime të shumta për koston e lartë të projektit. Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Lezhës ku ndodhet për të hapur fushatën elektorale ka mbrojtur projektin, pa dhënë argumente për koston.

“Do bëjmë aksin Milot-Balldren, ju e njihni si autostrada e vdekjes, ne do ta rindërtojmë totalisht nga e para. Nuk e di a e keni ndjekur kur më pyesin ca është kjo Milot- Balldren… është pjesë e aksit të korridorit blu, një aks strategjik për zhvillim turistik jo vetëm për Lezhën por gjithë Shqipërinë, dhe këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret, ndërkohë që në projektet e Berlinit është prioritet dhe do të financohen ca pjesë të tjera”, u shpreh Rama.

“Do ta ndërtojmë vetëm, do ta ndërtojmë shpejt, për 30 muaj  dhe do ta paguajmë për 13 vjet, me PPP, siç thonë ata vjedhje. Se ku është vjedhja tani, kur një privat do financojë me një kapital të vetin që shteti nuk e ka, dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyej, patjetër se nuk bëhet për bamirësi. Do jetë e para autostradë evropiane e standardit A me të gjitha parametrat, edhe rruga e Kombit vetëm një pjesë e ka standard A. Do të ketë tre korsi nga njëra anë e tre nga ana tjetër, por edhe korsi emergjence edhe dy rrugë të tjera. Do ketë dy ura, një mbi Mat e një mbi Drin, 6 mbi dhe nënkalime, 2 tunele. Ky është projekti”, nënvizoi kryeministri që shtoi me ironi se ‘ne do të vjedhim në këtë projekt’.

Ekspertë të ndryshëm kanë argumentuar se projekti i ngjan një skeme të madhe piramidale për pastrimin e shumave të mëdha të parave të pista. Opozita, nga ana tjetër, pretendon se ‘rruga e florinjtë’, siç e quajnë ata projektin, nuk është në interes të qytetarëve por të një grupi hajdutësh të babëzitur, që duan të marrin çdo aset të vendit.

Të fundit