Flash News

KRYESORE

Rama mbyll Shqipërinë si Enver Hoxha, masa që nuk e ka marrë asnjë shtet tjetër

Rama mbyll Shqipërinë si Enver Hoxha, masa që nuk e ka marrë

Në njoftimin e Radhës, kryeministri Rama ka njoftuar se nga data 23 mars do të ndërpriten të gjitha fluturimet nga dhe drejt Tiranës.

“NGA NESËR, 22 MARS, ORA 23.59, AEROPORTI “NËNË TEREZA” MBYLLET PËR HYRJE - DALJET ME GJERMANINË, AUSTRINË, ZVICRËN DHE HUNGARINË!” – shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Kujotojmë se këto fluturimet shërbejnë dhe si tranzit në drejtim të shumë vendeve tjera pasi janë të pakta fluturimet direkte nga dhe drejt Tiranës. Kjo është një masë drastike dhe që nuk e ka ndërmarrë asnjë shtet.

Shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet por jo hyrjet, madje po punojnë për të marrë të gjithë shtetasit e tyre që kanë ngelur në vende të tjera. Një masë e tillë, që bllokon dhe paralizon çdo gjë, të kujton kohën kur diktatori Enver Hoxha mbylli Shqipërinë.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të aeroportit “Nënë Tereza”, bëhet me dije se fluturimet për dhe nga Stambolli do të vazhdojnë me Air Albania si dhe do bëhet me dije se Aeroporti do të mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave.

Njoftimi i plotëi aeroportit “Nënë Tereza”:

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Të fundit