Flash News

KRYESORE

‘Rama me charter drejt Torinos’, Endri Fuga reagon ndaj Edi Palokës dhe tregon sa ka kushtuar udhëtimi

‘Rama me charter drejt Torinos’, Endri Fuga reagon ndaj Edi

Nëpërmjet një postimi në Facebook, nënkryetari i  Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruante se ditën e sotme Rama është nisur drejt Torinos me charter nga Rinasi.

“Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB.

Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00

Kushdo qe e ka munësine, gazetare ose jo, le ta verifikoje,”- ka shkruar Paloka në postimin e tij.

Ndërkohë, për këtë ka reaguar dhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga duke thënë se kjo është e vërtetë.

I kontaktuar nga “Panorama”, këshilltari i Ramës thotë se:

“Është plotësisht e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Torinos, së bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime në jug të Shqipërisë, është kthyer sot në detyrën e tij. Më tej në reagimin e tij drejtori i Kominukimit në Kryeminsitri shtoi: Kryeministri është i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtëpinë e juventineve dhe do te kthehet nesër në mëngjes. Për ata qe përpiqen të luajnë luftash me avione e me helikoptere, sqarojmë se udhëtimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhësit. Kryeministri udhëton në Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjëherë për asnjë udhetim privat apo familjar te tij. Për këdo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytëzuar helikopteret gjate orëve te detyruara vjetore te fluturimit qe këto mjete kryejneë(për arsye teknike mirëmbajtjeje), informojmë se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohës së tij ne detyre, nuëerohen me pak se sa gishtat e duarve.”

Të fundit