Flash News

KRYESORE

Rama: Me OFL kemi goditur në palcë krimin e organizuar, ILD për 3 ditë çon në burg prokurorë e gjyqtarë të ‘pistë’

Rama: Me OFL kemi goditur në palcë krimin e organizuar, ILD për 3

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se si gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do të pezullohen për tri ditë nga detyra, duke i dhënë që sot një fuqi të re ILD-së, në sajë të sistemit të ri të drejtësisë.

Nga Kuvendi, Rama tha se ata që marrin vendime të hapura korruptive do të pezullohen brenda 3 ditësh nga ILD, dhe pas verifikimit të pasurisë dhe figurës, nëse nuk rezultojnë të ‘pastër’, do përfundojnë pas hekurave.

"Do ndërmarrim një ofensivë si asnjëherë më parë në dyja anët e medaljes, që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit të organizuar dhe asaj që është pasqyrë e krimit në sistemin e drejtësisë.

Sot i vjen fundi pafuqisë ligjore për të reaguar urgjentisht ndaj atyre që do guxojnë të përdorin cekimin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për akte kriminale ndaj ligjit dhe shoqërisë.

Sot i japim fuqi të re ILD duke i dhënë mundësi inspektorit të lartë të drejtësisë të reagojë menjëherë ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve duke kërkuar për 3 ditë pezullimin nga detyra. I japim në dorë KLD dhe KLP instrumentin e pezullimit menjëherë, duke i hapur rrugë hetimeve për gjykatësit në fjalë.

Këta që mendojnë se duke pritur deri kur të vijë vettingu do ju bëhet më keq se vetingu kur KCK maternizohet me vendim, menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë.

Të pezulluar dhe të dalë të njollosur, menjëherë hapen e procesit penal dhe dërgimin parapa hekurave. Nuk mund të ketë lojë më si ‘macja me miun’ që të bërtitet kapni kriminalet dhe ku në këtë lojë opinioni nuk di se cfarë të besojë . E kemi tronditur në palcë krimini e organizuar me OFL.

Në studio e TV ka njerëz të paguar të krimit të organizuar për të bërë avokatin e tyre, duke folur në formë të paperceptuar për të relativizuar aktet e atyre që kanë vënë pasuri duke vrarë, që kanë shfrytëzuar vajza për prostitucion e duke bërë para me nderin e tyre, për ata që kanë helmuar gjakun e tyre me drogë dhe që janë të dënuar nga drejtësia e lodhur shqiptare apo ajo ndërkombëtare, për njerëz që kanë njollosur Shqipërinë në vijimësi, politikanët shqiptar kur s’mund ta pranojmë se jemi të gjithë njësoj, ka patur dhe ka të lidhur me krimin, por janë ata që flasin më shumë se si krimi është e lidhur me politikën.

Ky operacion e fut thikën në zemër të krimit të organizuar duke goditur pasurinë, që e ka të shenjtë. Çuarja në burg e tyre është si çuarja për studime jashtë shteti pasuniversitare.

Në burg vazhdojnë me veprimtaritë e tyre dhe kalojnë nga muret e shtetit me komunikim normal dhe duke drejtuar nga burgu operacionet fitimprurëse, burgu për ta nuk mjafton.

Operacioni i zhvesh nga pasuria e paligjshme dhe do ua bëjë të pamundur që të riciklojnë pasurinë e padeklaruar.

Me makina sfiduese duke i bërë karshillkë shtetit, do ua bëj të pamundur. Llum si ky ka në mes të New Yorkut, Berlinit, Parisit, por është nën tokë, këta që kanë guxuar që të hapen në mbitokën shqiptare do ti fusim nëntokë, lufta me ta do vazhdojë ne mbi tokë dhe ata nën tokë", tha Rama.

Të fundit