Flash News

KRYESORE

Rama me të vetët në vilën e Enver Hoxhës, reagon Berisha: Provokim i ulët ndaj opozitës dhe shqiptarëve

Rama me të vetët në vilën e Enver Hoxhës, reagon

Dje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një darkë pune me deputetët e PS, në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-Bllokut, e njohur si shtëpia e ish diktatorit Enver Hoxha.

Në këtë mbledhje u raportua se është diskutuar rreth nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë, vendtakimi i socialistëve ka ngjallur shumë debate, mes tyre edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit e cilëson një provokim të ulët ndaj opozitës dhe shqiptarëve faktin që darka e punës është organizuar në vilën e ish diktatorit Hoxha.

“Nje provokacion i ulet ndaj opozites dhe mbare shqiptareve!

Miq, takimi i sotem antihistorik i narkohorrave te narkoshtetit ne Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore eshte provokacioni me ulet i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbare shqiptareve.

Ky akt eshte gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishem per mbare shqiptaret te ngrihen dhe me te gjitha mjetet e mosbindjes civile te permbysin kliken e narkoshtetit te bastardeve te xhelateve te diktatures hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!

Ky akt na fton qe me cdo sakrifice tu rezervojme bastardeve fundin e eterve te tyre xhelat te popullit shqiptar!

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat!

Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha.

Të fundit