Flash News

KRYESORE

Rama merr me të mira artistët, i fton të marrin pjesë në konkursin Mbarëkombëtar: Pa imponuar tematikë

Rama merr me të mira artistët, i fton të marrin pjesë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ftesë drejtuar artistëve për të marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal.

Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Ftesa e kreut të qeverisë ndaj artistëve vjen në një moment ku prej muajsh raportet mes palëve janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë për të shembur godinën e teatrit.

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë ftesë për të qene pjesë me artin tuaj në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal, ju uroj një të dielë të bukur 🎼🎻🎶💃🎼🕺

Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë.

Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.

Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.

Krijimtari të mbarë dhe ju mirepresim

 

Të fundit