Flash News

KRYESORE

Rama merr në mbrojtje Gruevksin: Nuk e çoi Maqedoninë drejt Rusisë. Emri i ri? Të mos përjashtojë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë befasuese sa i përket ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski kur tha se “nuk e kishte çuar vendin drejt Rusisë”. Sipas Ramës, kishte disa raste që dukej se e largonin Shkupin nga Perëndimi, por që nuk bëhej fjalë për ndryshim kursi.

Për Ramën, gabimi i Gruevksit si kryeministër ishte fakti se ai nuk e përballoi dot si duhet bllokimin që iu bë në proceset euro-atlantike për shkak të çështjes së emrit.

Sa i përket vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin për gjuhën shqipe, Rama tha se nuk ishte surprizuar.

Kryeministri komentoi edhe çështjen e emrit të Maqedonisë duke theksuar se propozimi i ri nuk duhet të përjashtojë shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj.

Ka apo jo marrëveshje me Athinën? Rama i paqartë. Fillimisht e mohon pastaj ndryshon mendje duke pranuar ekzistencën e saj: Është arritur…

Të fundit