Flash News

KRYESORE

Rama merr rolin e prokurorit, flet për hetimet e reja të audiopërgjimit të ‘Babales’: Aktori nuk ka marrë lekët

Rama merr rolin e prokurorit, flet për hetimet e reja të

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për atë që e cilëson si vijimin e skenarit sa i takon audio përgjmit të ‘Babales’.

Rama konfirmoi sërish se ajo bisedë nuk ka ekzistur.  “Ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit është një aktor. Një mjeran i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave”, u shpreh Rama para deputetëve të PS-së.

Kryeministrit tha se ‘kur fola atë ditë, kisha konfirminin nga një laborator shkencor ndërkombëtar, përndryshe smund ta ndërmrrja atë hap’.

Rama është vendsour sërish në rolin e prokurorit kur ka zbardhur edhe detaje të reja sa i takon audiopërgjimit.

“Është vetë aktori i papaguar sipas premtimit të papaguar që i ka dal për zot zëri të vet. Aktori i kësaj farse nuk i ka marrë njësoj si Babalja eurot e prmetuara  për rolin”, u shpreh Rama duke thënë se PD po sulmon prokurorinë pasi nuk do që ta dali e vërteta.

Të fundit