Flash News

KRYESORE

Rama merr zyrtarisht detyrën edhe si ministër i Jashtëm, kush e priti sot në zyrën e kryediplomatit

Edi Rama nga sot është zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm. Ai e ka nisur ditën nga zyra e drejtuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Siç duket edhe nga fotot, Rama është pritur në hyrje të godinës nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga vetë Rama, në sajë të ndryshmeve në kabinetin qeveritar pak ditë para Vitit të Ri.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri u betua në presidencë edhe si ministër i Jashtëm, duke qëndruar në godinën presidenciale vetëm 6 minuta dhe më pas është larguar, për shkak edhe të përplasjeve me presidentin Meta.

Rama e mori këtë detyrë sipas tij ‘de juro’ për shkak se Meta e refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Të fundit