Flash News

KRYESORE

Rama mes historisë dhe liderëve botëror…. Duhet të kesh sytë e Endri Fugës për ta parë

Rama mes historisë dhe liderëve botëror…. Duhet të

Përmes një statusi në rrjetin social TWitter, Endri Fuga i cili mban postin e këshilltarit të kryeministrit ka shpërndarë një video jo më të gjatë se 30 sekonda në të cilën paraqiten mendjet më të ndritura të kohës.

“Guxo të mendosh ndryshe” është tema e kësaj video në të cilën shfaqen figurat më të mëdhaja duke nisur nga Albert Ajnshtajn,  Gandhi, winston Churchill ku  në fund të saj kemi edhe Edi Ramën.

“Kjo është për të çmendurit, trazovaçët, pë rata që i shohin gjërat ndryshe. Ndërsa disa i shohin sit ë çmendur ne i shohim si gjeni. Sepse ata që  janë aq të çmendur saqë mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë ata që  e  ndryshojnë vërtet”-shkruhet në titrat e videos.

Nuk e  dimë nesë bëhet fjalë për çmenduritë pa arritje apo arritje që vetëm Endri Fuga mund ti shohë nga kryeministri. Gjithsesi video lë hapsira për shumë komente.

 

 

Të fundit