Flash News

KRYESORE

Rama mesazh Kosovës për Shengenin Ballkanik: Serbia nuk mund të vendosë asnjë veto, refuzimi është t’i thuash ‘jo’ të ardhmes   

Rama mesazh Kosovës për Shengenin Ballkanik: Serbia nuk mund të

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh Kosovës dhe qeverisë së Albin Kurtit për Shengenin Ballkanik, pas tre refuzimeve radhazi për shkak të pranisë së Serbisë.

Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën  “Një kontinent një e ardhme”, fillimisht ka sqaruar se Shengeni Ballkanik nuk krijon alternativë ndaj BE-së, por me metodologjinë e re për zgjerimin e bën edhe më të lehtë procesin.

“Për ata që e kanë referuar si mini Shengen është interpretuar keq. Pasi është thjeshtë në masat reale çfarëdo përmasash ka rajoni jonë, për tu siguruar që njerëzit e mallrat të lëvizin lirisht në rajon, e për të pasur një hapësirë më të madhe në ekonominë tonë, sepse jemi tregje të vogla. Nuk mund të rrimë brenda përmasës sonë të vogël, pasi nuk funksionon.

Është e kundërta e asaj që është kriticizmi kundër tij, që krijon alternativë ndaj BE, jo e bën integrimin në BE shumë më të plotë e më të lehtë, pasi me aq sa kuptoj nga metodologjia e re ka një element rajonal dhe vendet herët a vonë, vendet tona do të maten jo vetëm me atë çka bëjnë së brendshmi, por edhe se si sillemi me ata rreth tyre. Kjo është e drejtë.

Ndaj, nëse për momentin nuk kemi shans për tu integruar në hapësirën e 4 lirive të Evropës, kemi mundësinë për ta bërë me rajonin  dhe na duhet të punojmë për tu vlerësuar e shpërblyer në raport me integrimin e vendit në pikëpamjen rajonale mund ta bëjmë paralelisht e është me dobi për çdokënd.

Nuk është aspak e ngjashme me BE për një pikë sepse nuk na duhet konsensus për gjithçka, është e hapur dhe e lirë për gjithkënd, nuk ndërtohet mbi bazën e mekanizmit të konsensusit. Që kushdo që është pjesë e nismës duhet të bjerë dakord për cdo gjë, apo ata që nuk bien dakord me gjithçka bllokojnë gjithë të tjerët. Mjafton të jesh pjesë e nismës për të pranuar parimet dhe për ti lënë tjerët të bëjnë atë që duan të bëjnë”, tha Rama, i cili i përcjell një mesazh të qartë edhe Kosovës, që sipas tij nëse i thotë ‘jo’ kësaj nisme, po i thotë ‘jo’ të ardhmes dhe historisë.

“Kur një vend largohet nga nisma në Ballkan ka mundësi të thuhet që po bëjnë vend të madh, e nëse themi që do hapim kufirin me Kosovën, nuk është Beogradi që do hidhet poshtë.

Kur ne ishim drejt kësaj rruge në tetor patëm sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër nëse rezultati do të ishte negativ. Pra, hapjen e kufirit sepse nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në bazë të të njëjtit parim.

Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo është ajo që kemi rënë dakord me Serbinë.

Serbia nuk mund të vendosë asnjë veto e kusht, paragjykim për mënyrën se si vendet e tjera duan të ecin brenda kësaj. Ti thuaj jo kësaj nisme, ti thuaj jo kësaj është ti thuaj jo historisë, të ardhmes. Jam i sigurt që kjo do na bëjë bashkë të gjithëve, herët a vonë do jemi bashkë pjesë e saj sepse nuk mund të vazhdojmë të refuzojmë gjëra që janë kaq të dukshme, të qarta e që nuk kanë asnjë problem.

Nuk është e thënë të biem dakord për gjithçka. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën është shumë i qartë karshi Serbisë. Nuk ndryshon, por duke bërë atë që po përpiqemi të bëjmë besojmë se krijojmë më shumë mundësi për një dialog më të qëndrueshëm”, tha Rama.

Të fundit