Flash News

KRYESORE

Rama ‘mesazh’ nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të Bundestagut para takimit me Merkel: Për të kërkuar PO-në për Shqipërinë

Rama ‘mesazh’ nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të

Pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e Pragës, Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Sot është parashikuar të takohet me kancelaren Angela Merkel, ndërsa pak minuta më parë publikoi foto nga takimi i tij në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, këshilltari Endri Fuga.

“Në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkruan Rama krahas fotos në rrjetet sociale.

Qëllimi i kësaj vizite pritet të jetë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave.

Të fundit