Flash News

KRYESORE

Rama: Mësimi i shumicës së studentëve po pengohet brutalisht, kërkesat do plotësohen sipas planit

Rama: Mësimi i shumicës së studentëve po pengohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon protestës së studentëve. Në Twitter, Rama shkruan se përshëndet deklaratën e Senatit Akademik teksa shton se uron që t'i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që, sipas tij, po pengohet brutalisht.

Sa i takon kërkesave të studentëve, Rama shprehet se ato do të përmbushen sipas planit të publikuar.

“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t'i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët”, shkruan Rama.

Të fundit