Rama-Metës: Ke të drejtë, por e papranueshme është përbetimi për djegien e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta sa i përket kritikave të tij për (mos)sukesin e Reformës në Drejtësi.

Rama shkruan në Twitter se përbetimi i Metës për të djegur zgjedhjet është i papranueshëm.

“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!

S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, shton më tej në Twitter, Rama.

Ndërsa në një tjetër reagim shprehet se Metën nuk e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur datën e zgjedhjeve. Ndërsa thekson se falë vetingun, Gjykata Kushtetuese ka mbetur bosh pa “shejtanët që kishte brenda”.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?

Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda!

Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkruan Rama.