Flash News

KRYESORE

Rama ministër i Jashtëm? Reagon sekretari i PS: S’është folur për këtë lajm në mbledhje

Në media po qarkullon informacioni se kryeministri Edi Rama pritet të marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme, pasi Presidenti refuzoi të dekretonte në këtë post Gent Cakajn.

Megjithatë, menjëherë ka reaguar Alfred Peza, sekretar për mediat në Partinë Socialiste, duke përgënjeshtruar informacionin e shpërndarë sot në disa media.

“Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, nuk është folur për këtë lajm që po qarkullon në media...”, shkruan Peza në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë një interviste për media, shefi i kabinetit të Ilir Metës, tregoi se gjatë bisedës që kreu i shtetit zhvilloi me kryeministrin sa i takon mos dekretimit të Cakajt, Meta i propozoi Ramës që të jetë ai ministër i Jashtëm.

Të fundit