Flash News

KRYESORE

Rama miting në Kamëz: Legalizuam shtëpitë e shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike

Rama miting në Kamëz: Legalizuam shtëpitë e

Kryeministri Edi Rama, në një takim elektoral të shtunën në Kamëz, kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve në 25 qershor, ndërsa theksoi se “PS ka legalizuar 138 mijë objekte, prej të cilave 93 për qind kanë qenë shtëpi shqiptarësh, pa dallim bindjesh politike”.

Duke u ndalur te procesi i legalizimeve, Rama tha se “në 8 vjet, PD bëri vetëm 21 mijë legalizime me lekë në dorë, dhe nga këto 85 për qind ishin biznese, lokale, motele, hotele, bingo, lloto etj dhe vetëm 15 për qind ishin shtëpi” . “Ata legalizuan 21 mijë objekte gjithsej në 8 vjet, ne në 2 vjet e gjysëm bëmë 138 mijë legalizime dhe nga këto 93 për qind shtëpi shqiptarësh, pavarësisht bindjeve politike”, tha Rama.

Deri në 2013-ën, tha Rama, në këtë zonë bastion të së djathtës dhe me numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje, PD bëri vetëm 538 legalizime dhe shumica biznese, ndërsa nga viti 2014 deri sot janë bërë 5449 legalizime (97% shtëpi dhe falas). “Në Kamëz, është shembulli më kuptimplotë i dallimit mes modelit tonë të qeverisjes dhe modelit të PD, është arsyeja për t’u bashkuar më shumë se kurrë për Kamzën që duam dhe për Shqipërinë që duam, me shtet, punë mirëqenie. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”, shtoi Rama.

Të fundit