Flash News

KRYESORE

Rama mohoi që ka marrë platformën nga Meta, presidenti: Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt

Rama mohoi që ka marrë platformën nga Meta, presidenti: Që

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Rama u shpreh përmes një postimi në Facebook që nuk ka marrë një platformë nga Meta me 8 prill.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020. “Ky është fakt”, shkruan Meta.

“Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan më tej presidenti.

Postimi i plotë:

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.

Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.

Të fundit