Flash News

KRYESORE

Rama mohon të ketë takuar Saimir Tahirin në spital: Nuk më ka marrë malli për të

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj zërave që thonin se ai ka zhvilluar një takim sekret në një spital në kryeqytet me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Rama theksoi se nuk e kishte marrë malli për ish ‘benjaminin’ e tij.

“Unë Saimir Tahirin mund t’a takoja në zyrë, në kafene dhe në çdo vend tjetër pasi ai nuk është një person në kërkim, por thjesht në hetim megjithatë nuk më ka marrë malli për të”, sqaroi Rama.

Në fund, Rama shtoi se prej disa kohësh ai nuk ka asnjë lloj komunikimi me Tahirin, i cili vijon të jetë në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhjet me Habilajt.

Të fundit