Flash News

KRYESORE

“Rama mund ta kalojë reformën Zgjedhore edhe me opozitën parlamentare”, si përgjigjet Basha

“Rama mund ta kalojë reformën Zgjedhore edhe me opozitën

Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet në daljen e tij për mediat pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku i përcolli disa mesazhe edhe opozitës së bashkuar jashtë parlamentit.

Sa i takon realizimit të Reformës Zgjedhore, Basha u pyet nga gazetarët nëse i druhet faktit se Rama mund ta kalojë edhe me opozitën brenda parlamentit, pa patur nevojë të plotësojë 5 kushtet e opozitës.

Basha u përgjigj duke kujtuar një nga kushtet e Bundestagut Gjerman që sipas tij janë edhe kushtet për daljen e vendit nga kriza.

“Rama ua hapi krahun se për reformën zgjedhore nuk i duheni ju që i veni kushte jashtë parlamenti, mund ta kalojë këtë reformë edhe me opozitën parlamentare”, e pyet gazetarja, ndërsa Basha përgjigjet: Janë fjalë boshe të një njeriu të dështuar për herë të 4 për hapjen negociatave. Mos u bëni pjesë e mashtrimit. Si e bën reformën pa opozitën ai kur e ka në kushtet e Bundestagut gjerman. Pra, ky dokument kërkon gjithëpërfshirje me partitë politike.

Se me kë do e bëjë ai reformën, me Tom Doshin, Ymer Lalën, Jurgis Cyrben? Që kriminelët të vazhdojnë të jenë në parlament e të grabisin parlamentin e shqiptarëve? Ky është shansi i fundit për PS për zgjidhjen e krizës politike siç e ka konstatuar Bundestagu. Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj. të zbatojë planin ose të hapë krahun”.

Të fundit