Flash News

KRYESORE

Rama mungon në Kuvend, deputeti i PS zbulon arsyen: Po flet në telefon me zyrtarin e lartë

Rama mungon në Kuvend, deputeti i PS zbulon arsyen: Po flet në telefon

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ka shkaktuar përplasjet e para mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Sot, do të debatojnë mbi vendimin e Këshillit të Ministrave të BE në Luksenburg. Opozita kërkon që debati të nisë në prezencë të Ramës, të cilin e konsiderojnë edhe si personin përgjegjës për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë.

Deri tani seanca është shtyrë dy herë, pasi opozita nuk pranon të flasë. Është deputeti i PS dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ai i cili ka zbuluar se pse mungon Rama në parlament.

Sipas tij, kryeministri po zhvillon një telefonatë të gjatë në zyrën e tij me homologun e tij në Belgjikë.

“Rama do jetë këtu menjëherë sepse nuk e ka kohën bosh si Luli, tani kryeministri është në një bisede telefonike me kryeministrin e Belgjikës”, u shpreh Balla në përgjigje të kreut të PD, Lulzim Basha.

Të fundit